Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson të premten i bëri thirrje Arabisë Saudite që të frenojë ndërhyrjen e saj ushtarake në Jemen, një vend i përfshirë nga një krizë humanitare e shkaktuar nga lufta civile dyvjeçare.
“Ne do t’i inkurajojmë ata që të jenë pak më të matur dhe pak më të kujdesshëm”, tha Tillerson për Arabinë Saudite pasi mbretëria arabe vendosi një bllokadë ndaj Jemenit muajin e kaluar.
Komentet e sekretarit Tillerson në Paris erdhën dy ditë pasi Presidenti Donald Trump, udhëzoi administratën e tij që të ushtrojë trysni mbi Arabinë Saudite për të hequr bllokadën ndaj Jemenit, për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare dhe dërgesave komerciale.
Ashpërsimi i qëndrimit të Presidentit Trump ndaj Arabisë Saudite rreth rolit të saj në Jemen pason kritikat nga grupet humanitare se administrata e tij ka injoruar krizën humanitare në Jemen.
Sekretari Tillerson diskutoi të hënën në një takim në Paris të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetjen e Libanit, i cili përfshinë vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, Britaninë e Madhe, Kinën, Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Grupi gjithashtu diskutoi rreth mënyrave për të stabilizuar Libanin, duke i bërë thirrje Arabisë Saudite dhe Iranit që të ndalin ndërhyrjet në politikën e tij të brendshme dhe duke i nxitur partinë politike dhe grupin të Hezbollahut në Bejrut që të kufizojë aktivitetet./VoA/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...