Shtetet e Bashkuara kanë hequr ndalesën ndaj poçeve elektrike që nuk kursejnë energjinë, ani pse pritej që kjo të hynte të fuqi më 2020.
Rregulli do të ndalonte shitjen e llambave që nuk arrijnë një standard të efiçiencës, dhe mund të kishte parë një fund të llambave inkandeshente, transmeton portali arbresh.info.
Shumë vende kanë hedhur poçet më të vjetra sepse harxhojnë energji.
Por departamenti i energjisë i SHBA tha që ndalimi i llambave inkandeshente do të ishte i keq për konsumatorët për shkak të kostos më të lartë të llambave më efiçente.
Departamenti i Energjisë tha se kishte tërhequr ndalimin sepse ishte një keqinterpretim i Aktit të Pavarësisë dhe Sigurisë së Energjisë të vitit 2007.
Në mënyrë të veçantë, ligji përcaktonte që kufizimet në llamba mund të zbatoheshin vetëm kur të justifikohej ekonomikisht, tha Shaylyn Hynes, një zëdhënëse e Departamentit të Energjisë, për New York Times.
Aktivistët thonë se qeveria ka rënë nën presion nga prodhuesit.
Përdorimi i produkteve me energji efikase zvogëlon kërkesën për energji, e cila nga ana tjetër zvogëlon emetimet e karbonit të cilat po kontribuojnë në mbinxehjen e planetit./arbresh.info/
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën
Lamborghini me shitje rekord në 2024
Dhoma e Përfaqësuesve voton pro sanksioneve ndaj GJNP-së për...
Fenomeni i këtij viti, Gjesti merr përkrahje edhe nga Granit...
Abdixhiku fton Kurtin të përballen në debat televiziv: Të ba...