Google ADS

ShBA godet përsëri, vendos sanksione ndaj 22 shtetaseve rus

21:52 | 2 Mars 2022
KRG

Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, ka njoftuar  për sanksione të reja ndaj Rusisë, ku thellësisht preken 22 shtetas rus te cilët kanë në posedim, kompani që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të ndryshme elektronike për luftë.

Sipas CNN, Blinken ka bërë të ditur poashtu edhe kontrollimin e eksportit në shtetin e Bjellorusisë “për të mbajtur përgjegjës regjimin e Lukashenkos për të qenë bashkëluftëtar në luftën e zgjedhur të Presidentit Putin”, përcjell arbresh.info.

“Do të mbysim aftësinë e Bjellorusisë për të importuar teknologjitë kryesore”- ka shtuar Blinken.

Ndërsa pritet që të azhdojë raundi i dytë i bisedimeve mes diplomatëve të dërguar nga shteti i Ukrainës dhe të Rusisë në mëngjesin e ditës së nesërme. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme