Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken, ka njoftuar për sanksione të reja ndaj Rusisë, ku thellësisht preken 22 shtetas rus te cilët kanë në posedim, kompani që prodhojnë avionë luftarakë, mjete luftarake, raketa, mjete ajrore pa pilot, sisteme të ndryshme elektronike për luftë.
Sipas CNN, Blinken ka bërë të ditur poashtu edhe kontrollimin e eksportit në shtetin e Bjellorusisë “për të mbajtur përgjegjës regjimin e Lukashenkos për të qenë bashkëluftëtar në luftën e zgjedhur të Presidentit Putin”, përcjell arbresh.info.
“Do të mbysim aftësinë e Bjellorusisë për të importuar teknologjitë kryesore”- ka shtuar Blinken.
Ndërsa pritet që të azhdojë raundi i dytë i bisedimeve mes diplomatëve të dërguar nga shteti i Ukrainës dhe të Rusisë në mëngjesin e ditës së nesërme. / arbresh.info/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para