Në njërin nga rastet më kontroverse të gjyqësorit të ushtrisë amerikane, paneli i oficerëve të marinës në San Diego, Kaliforni, ka liruar një pjesëtar të forcave speciale SEAL të akuzuar nga prokurorët ushtarakë për kryerjen e krimeve të luftës gjatë vendosjes së tij në Irak në vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).
Pothuajse një vit pasi shefi Edward Gallagher, operator për luftime speciale, u akuzua për vrasje, tentim vrasje dhe krime të tjera të luftës në Mosul të Irakut, duke përfshirë therjen e një të burgosuri të plagosur të DEASH-it, të martën vonë u shpall fajtor për një akuzë të vetme: Është paraqitur në një foto të papërshtatshme, me çka do të lirohet nga burgimi.
Anëtarët e jurisë injoruan dëshminë e disa oficerëve të njësitit Alpha (Alpha Platoon) të Gallagherit, të cilët thanë se në mesin e krimeve tjera, ai kishte qëlluar të paktën dy civilë me snajper.
Disa nga anëtarët e njësitit që dëshmuan kundër Gallagherit u quajtën tradhtarë dhe ishin të kërcënuar me dhunë në një grup sekret në rrjetin social Facebook, njoftoi New York Times.
Në gjykatë, disa prej tyre thanë se kanë filluar të mbajnë armë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme.
Për të bindur jurinë e përbërë nga shtatë persona ushtarakë, ku përfshihej edhe një anëtar i njësitit SEAL, avokatët e Gallagherit thanë se oficerët ishin xheloz ndaj Gallagherit dhe se nuk e pëlqenin mënyrën e kërkimit të komandës.
Prokurorët thonin se vetë mesazhet dhe fotot e Gallagherit e inkriminonin atë, por hasën në vesh të shurdhër. Ato përfshinin fotografi të Gallagherit duke mbajtur për flokësh militantin e ri të vdekur dhe duke shtrënguar një thikë me dorën tjetër.
Në një porosi të dërguar nga Gallagher ai thotë se “e zura atë me thikën time të gjuetisë”.
Prokurorët thonin se faktet për fajësinë e Gallagherit ishin në fjalët e tij, fotografitë e tij dhe në dëshmitë e bashkëluftëtarëve të tij.
40-vjeçari Gallagher në ditët në vijim pritet të marrë si lëvdatë një medalje të argjendtë (Silver Star) për heroizmin në fushbetejë.
Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi lirimin e tij më 30 mars, duke përmendur shërbimin e përkushtuar të Gallagherit ndaj kombit amerikan.
“Presidenti Trump duhet t’i japë medalje të argjendtë tani”, tha avokati Jeremiah Sullivan.
Avokatët e Gallagherit u larguan nga gjykata të buzëqeshur, shkruan Military Times.
“Juria nuk e shpalli fajtor për vrasje, për therrje, për gjuajte, për të gjitha këto”, tha Parlatore, njëri nga avokatët.
“Ata e shpallën fajtor se ka bërë një fotografi me një terrorist të vrarë, për të cilën ne që në fillim e pranuam se ai ishte në atë fotografi”, tha Parlatore duke iu referuar fotografisë me një viktimë lufte, që ka dënim maksimal prej katër muajsh, gjysmën e të cilit ai veçse e ka kryer derisa ishte në paraburgim.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...