Google ADS

SHBA, gjatë nëntorit 4.5 milionë persona lanë punën e tyre

18:51 | 4 Janar 2022
A Z

Sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Punës, gjatë muajit nëntor 4.5 milionë qytetarë në SHBA lanë punën e tyre, transmeton Anadolu Agency.

Të dhënat treguan se shifra shënon një rritje prej 370 mijë nga muaji i kaluar.

Hapjet e vendeve të punës shënuan rënie me 529 mijë nga muaji i kaluar në 10.6 milionë në muajin nëntor.

Derisa pritshmëria e tregut për hapjen e vendeve të punës ishte pothuajse 11.1 milionë, shifra e mëparshme u përmirësua në 11.09 milionë.

“Punësimet u ndryshuan në 6.7 milionë dhe shkëputjet totale u rritën në 6.3 milionë”, tha Departamenti i Punës.

Sondazhi mat vendet e lira të punës duke mbledhur të dhëna nga punëdhënësit për punësim, hapjen e vendeve të punës, punësimin dhe shkëputjet.

Sondazhi e hapjes të vendeve të punës dhe qarkullimit të punës ose JOLTS i konsideron hapjen e vendeve të punës si të gjitha pozicionet që janë të hapura ose të pa plotësuara në ditën e fundit të punës së muajit kur edhe është kryer sondazhi.

Të ngjashme