Google ADS

SHBA, gjashtë të vrarë gjatë një koncerti, vrasësi në arrati

17:55 | 15 Janar 2022
A Z

Gjashtë persona u qëlluan për vdekje gjatë një koncerti në shtetin amerikan të Oregonit të premten mbrëma, kurse i dyshuari është në arrati, njoftoi policia, transmeton Anadolu Agency.

Oficerët e policisë iu përgjigjën thirrjes për të shtëna para sallës “WOW” në Eugene ku po mbahej koncerti.

Shefi i policisë në Eugene, Chris Skinner, tha se gjetën gjashtë persona të vrarë në vendngjarje.

“Gjashtë persona u transportuan në spital dhe të paktën njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha Skinner.

Të shtënat kanë ndodhur në parkingun e pasëm përballë vendit të ngjarjes, tha policia. Në këtë kohë, një koncert po mbahej në sallë me Lil Bean & Zay Bang dhe artistë të tjerë.

Policia tha se asnjë i dyshuar nuk është në paraburgim.

Skinner përshkroi se oficerët e policisë gjetën “kaos” kur mbërritën dhe tha se hetuesit nuk morën shumë informacion nga dëshmitarët e mundshëm.

“Hetuesit nuk kanë përcaktuar nëse të shtënat kanë qenë të rastësishme apo të qëllimshme”, tha shefi i policisë.

Eugene ndodhet rreth 177 kilometra në jug të Portlandit.

Të ngjashme