Zyra e Sekretarit të Shtetit Georgia në SHBA ka bërë të ditur se janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).
Georgia ka përfunduar me auditimin e votave që filloi të premten e kaluar për garën zgjedhore midis presidentit Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden.
Sipas rezultateve të certifikuara, pas kontrollit të plotë të numërimit të përafërsisht 5 milionë votave të garës presidenciale në Georgia, Biden-i ka ruajtur epërsinë ndaj Trump-it.
Sekretari i shtetit të Georgia-s, Brad Raffensperger, në një konferencë për media tha se është “i zhgënjyer” thë shohë humbjen e presidentit në Georgia, duke shtuar se ai është “një konservator i pasionuar” dhe “një mbështetës krenar i Trump-it”.
“Duke punuar si inxhinier gjatë gjithë jetës sime, jetoj me moton që numrat nuk gënjejnë. Besoj se numrat që kemi paraqitur sot janë të saktë”, tha ai.
“Shifrat pasqyrojnë verdiktin e popullit. Jo vendimin e Zyrës së Sekretarit të Shtetit, ose gjykatave, ose të njërës prej palëve në fushatë”, shtoi Raffensperger.
Republikanët nuk kanë humbur në Georgia në pothuajse tre dekada dhe 16 votat elektorale të këtij shteti në garën presidenciale nuk u kanë takuar demokratëve që kur guvernatori i atëhershëm i Arkansas-it, Bill Clinton, fitoi në Georgia në zgjedhjet e vitit 1992 kundër presidentit republikan George H. W. Bush.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...