Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në përgatitjen për devijimin e furnizimit të gazit natyror nga e gjithë bota në Europë në rast se Rusia vendos që të ndërpret furnizimin.
Përderisa frika për një pushtim mbi Ukrainën është rritur, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se janë duke negociuar me furnizuesit global dhe tani janë të bindur se Europa nuk do të vuajë nga një humbje e papritur e energjisë për ngrohje në mes të dimrit, transmeton portal arbresh.info
“Për të siguruar që Europa është në gjendje të kalojë dimrin dhe pranverën, ne jemi shumë të përgatitur për të siguruar furnizime alternative që mbulojnë një shumicë të konsiderueshme të mungesës së mundshme”, tha një zyrtart i lartë, shkruan Guardian.
Përgatitja për furnizimet me gaz me shumicë është pjesë e një fushate të SHBA-së dhe aleatëve të saj europianë për të treguar një front të bashkuar dhe koherent ndaj Putinit me shpresën për ta penguar atë nga pushtimi i Ukrainës.
Boris Johnson la të kuptohet se Gjermania ishte e shqetësuar për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të varësisë së saj nga gazi rus dhe u tha deputetëve se po bëhen përpjekje diplomatike për të bindur Berlinin dhe të tjerët të shkojnë më tej.
Në anën tjetër, edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një bisede telefonike ka tentuar të “qartësojë” pozicionin rus. Ai tha se Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin kurrë dialogun me Rusinë, por shtoi: “Nëse ka agresion, do të ketë hakmarrje dhe kostoja do të jetë shumë e lartë”.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane pretendoi se konvergjenca midis SHBA-së dhe BE-së për sanksionet financiare ishte “e jashtëzakonshme” dhe ndikimi mbi Rusinë i masave të kombinuara ndëshkuese do të ishte shumë më i madh sesa përgjigja ndaj aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.
Rusia ka kufizuar tashmë rrjedhën e gazit natyror përmes tubacionit që kalon përmes Ukrainës nga rreth 100 milion metra kub në ditë në 50MCM, thanë zyrtarët amerikanë.
Frika se Putin do të ndërpresë furnizimin me gaz i ka bërë disa vende europiane, si Gjermania, të kujdesën për vendosjen e sanksioneve ndaj Putinit nëse ai sulmon Ukrainën.
Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, e bëri të qartë në një intervistë për CNN të martën se asnjë trupë luftarake nga aleanca nuk do të dërgohet në Ukrainë./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...