Google ADS

SHBA fillon tërheqjen e Turqisë nga programi F-35, shkak marrëveshja me Rusinë

13:47 | 8 Qershor 2019
Arbresh.info

Pentagoni ka njoftuar Turqinë se po anulon blerjen e avionëve të luftës F-35 nëse qeveria turke ecën përpara me blerjen e një sistemi mbrojtës të raketave S-400 të Rusisë.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA Patrick Shanahan ka dërguar një letër duke njoftuar Turqinë se të gjithë trajnimet e pilotëve turq do të përfundojnë më 31 korrik. Dhe gjithë personeli turk i lidhur me programin F-35 duhet të largohet nga vendi deri në fund të atij muaji.

Letra e Shanahan-it në mënyrë eksplicite thotë se nuk do të ketë “asnjë trajnim të ri F-35”. Ajo thotë se kishte 34 studentë të planifikuar për trajnimin F-35 më vonë këtë vit, transmeton portali arbresh.info.

“Ky trajnim nuk do të ndodhë sepse ne po pezullojmë Turqinë nga programi F-35, nuk ka më kërkesa për të fituar aftësi për sistemet”, sipas një shtojcë të letrës që titullohet, “Të anulohet pjesëmarrja e Turqisë në programin F-35”.

Në letrën e tij, Shanahan paralajmëroi gjithashtu Ankaranë se marrëveshja e saj me Moskën rrezikoi minimin e lidhjeve të saj me NATO, duke dëmtuar ekonominë turke dhe duke krijuar mbi-varësi ndaj Rusisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme