SHBA, fillon të qetësohet situata, protestuesit nisin të tërhiqen nga ndërtesa e Kongresit

23:01 | 6 Janar 2021
Arditë Shkodra

Ka nisur tërheqja e protestuesve nga godina e Kongresit, ndërsa mediat raportojnë se është hedhur dhe gaz lotsjellës.

Pas këtyre protestave ka ardhur edhe një reagim i presidentit aktual Donald Trump, i cili pa ripërsëritur se këto ishin zgjedhje të manipuluara, por megjithatë ka thënë se “duhet të kemi paqe”.

“Kështu që shkoni në shtëpi në paqe. E di se si ndiheni”.

Pas këtyre ngjarjeve ka ardhur edhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Stoltenberg, i cili i ka quajtur skena shokuese, teksa ka kërkuar të respektohet rezultati i zgjedhjeve.

Sipas NBC, një objekt shpërthyes, artizanal është gjetur pranë selisë së Kongresit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme