Administrata e Trumpit ka fajësuar publikisht Korenë e Veriut për lëshimin e të ashtuquajturit sulm kibernetik WannaCry që dëmtoi spitalet, bankat dhe kompanitë e tjera anembanë globit në fillim të këtij viti, raporton Reuters.
“Sulmi ishte përhapur dhe kushtoi miliarda, dhe Koreja e Veriut është drejtpërdrejt përgjegjëse”, shkruan Tom Bossert, këshilltar i sigurimit të atdheut të Presidentit Donald Trump, në një pjesë të botuar në Wall Street Journal, transmeton portali arbresh.info
“Koreja e Veriut ka vepruar veçanërisht keq, kryesisht të pakontrolluar, për më shumë se një dekadë, dhe sjellja e saj me qëllim të keq është duke u bërë më e egër,” shkroi Bossert. “WannaCry ishte pa dyshim i pamatur”.
Shtëpia e Bardhë pritej të dilte me një deklaratë më zyrtare që fajësonte Phenianin, sipas një zyrtari të lartë të administratës.
Qeveria e SH.B.A.-së ka vlerësuar me një “nivel shumë të lartë besimi” se një njësi hakerash i njohur si Grupi Lazarus, që punon në emër të qeverisë veri-koreane, ka kryer sulmin WannaCry, ka thënë një zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti.
Grupi Lazarus, sipas hulumtuesve dhe zyrtarëve amerikanë besohet të jetë përgjegjës për sulmin kibernetik të vitit 2014 të Sony Pictures Entertainmet që shkatërroi dosje, dhe publikoi komunikimet online të korporatave./Arbresh.info/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...