Zgjatimet e Iranit kanë kryer një seri sulmesh mbi bazat ku forcat amerikane janë të bashkë-stacionuara me partnerët e tyre irakianë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, raporton Anadolu Agency (AA).
Pompeo citoi sulmin me raketa të 9 dhjetorit në kampin pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit nga i cili ai tha se u plagosën pesë ushtarë irakianë, përfshirë dy të cilët humbën jetën nga plagët.
Një sulm tjetër ndodhi të mërkurën kur dy raketa Katyusha ranë pranë perimetrit të jashtëm të aeroportit. Nuk u raportuan viktima nga sulmi me raketa i 11 dhjetorit dhe askush nuk e mori përgjegjësinë për asnjërin nga sulmet.
Pompeo tha se Washingtoni “do të vazhdojë të punojë paralelisht me partnerët në Irak, përfshirë Forcat e Sigurisë Irakiane, të cilat luajtën një rol kyç në rikthimin e sovranitetit të Irakut nga DEASH-i”.
“Ne gjithashtu duhet të përdorim këtë mundësi për t’ua kujtuar liderëve të Iranit se çdo sulm nga ana e tyre, ose zgjatimet e tyre të cilitdo identitet, që dëmtojnë amerikanët, aleatët tanë, ose interesat tona, do të përballet me përgjigje vendimtare amerikane”, tha Pompeo.
Ndërkaq, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, ka thënë se Washingtoni “nuk bën asnjë dallim midis Iranit dhe zgjatimeve të tij në Irak”.
“Ne do të përgjigjemi nëse njerëzit tanë dëmtohen dhe ne vazhdojmë të mbështesim një Irak të pavarur”, tha Ortagus në rrjetin social Twitter.
Ndryshe, sulme me raketa më herët kanë ndodhur edhe në bazat amerikane në provincat irakiane Salahaddin dhe Anbar.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...