Shumë Dhoma të Përfaqësuesve nëpër shtete të ndryshime amerikane u evakuuan të mërkurën në mëngjes pas kërcënimeve me bomba, të paktën disa prej të cilave u përcaktuan si mashtrime, sipas zyrtarëve shtetërorë të zbatimit të ligjit dhe raporteve të mediave.
Zyrtarët lokalë raportuan se u bënë kërcënime ndaj kryeqyteteve shtetërore në Konektikat, Xhorxhia, Kentaki, Miçigan, Misisipi dhe Montana. Policia kontrolloi ndërtesat dhe nuk raportoi se ka gjetur ndonjë eksploziv ose pajisje të dyshimtë deri të mërkurën pasdite.
Departamenti i Sigurisë Publike në Misisipi tha se kërcënimi u sqarua se ishte mashtrim. Departamenti i Shërbimeve të Përgjithshme të Administratës në Montana tha se “kërcënimi ishte i pabazë” dhe se Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit ishte rihapur për publikun.
I njëjti organ shtetëror në Konektikat u mbyll për pak kohë përpara se të rihapej pasi policia përcaktoi se kërcënimi ishte një mashtrim, raportoi “Middletown Press”.
Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha në një deklaratë se “të gjithë ishin të sigurt” dhe se Kapitoli i shtetit ishte evakuuar ndërsa policia hetonte.
“Ne jemi të vetëdijshëm për kërcënime të ngjashme të bëra ndaj zyrave të tjera në të gjithë vendin”, thuhet në deklaratën e tij. Policia tha se ishte e sigurt që njerëzit të ktheheshin në Kapitolin shtetëror, tha Sekretari i Shtetit në Kentaki, Michael Adams.
Gazeta “Lexington Herald-Leader” njoftoi se një email që përmbante kërcënimin me bombë iu dërgua shumë sekretarëve të shtetit, përfshirë zotit Adams.
Policia e Shtetit të Miçiganit tha se Dhoma e e Përfaqësuesve në Lansing do të qëndrojë e mbyllur për pjesën tjetër të ditës për të treguar kujdes të shtuar pasi një kërcënim me bombë që u dërgua me email u pa në orën 7:45 të mëngjesit./voa
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...