Google ADS

SHBA e vendos në listë të zezë kreun e Hamasit

23:16 | 31 Janar 2018
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara kanë vendour në listë të zezë kreun e Hamasit, Ismail Haniyeh.

Kjo masë pritet të rrisë tensionet tashmë të larta për shkak të njohjes së Jerusalemit nga Uashingtoni si kryeqytet i Izraelit, shkruajnë mediat arabe, transmeton portali arbresh.info

“Haniyeh ka lidhje të ngushta me krahun ushtarak të Hamasit dhe ka qenë përkrahës i luftës së armatosur, përfshirë edhe kundër civilëve”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Në deklaratë thuhet se ai është përfshitë edhe në sulme terroriste kundër shtetasve izraelitë.

“Hamasi ka qenë përgjegjës për vrasjen e 17 amerikanëve të vrarë në sulme terroriste”, thuhet në deklaratë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme