300 subjekte të reja të biznesit, janë shtuar në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në mesin e tyre është edhe një kompani ruse, e cila e ka selinë në Beograd.
Sipas njoftimit të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, bëhet fjalë për kompaninë “BASSIRE GROUP DOO”, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2023.
Ky subjekt sipas përshkrimit, është i angazhuar në tregtinë me shumicë të kompjuterëve, pajisjeve kompjuterike dhe softuerëve.
Pronari i kësaj kompanie është shtetasi rus, Nikolai Levin.
Thesari i ShBA-së njofton se qëllimi i sanksionimit është t’i mohojnë Rusisë qasjen në produktet dhe shërbimet e nevojshme për të ruajtur prodhimin ushtarak për luftën në Ukrainë.
Ndër subjektet e sanksionuara janë kompani nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia.
Më shumë se 4 mijë subjekte dhe individë rusë janë nën sanksionet amerikane, me qëllim që të ndalin fluksin e parave dhe armëve drejt Rusisë.
Sanksionet u bënë të ditura përpara mbërritjes së presidentit amerikan, Joe Biden në Itali për një takim të liderëve të G7.
Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të flasin për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, me qëllim që Ukrainën ta ndihmojnë financiarisht.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit