Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres” për t’iu dhënë përgjigje shqetësimeve të Izraelit në lidhje me dërgesat amerikane të armatimeve për shtetin hebre.
“Pengesat janë eliminuar, janë trajtuar pikat delikate, për të përparuar me një seri çështjesh dhe në veçanti me përforcimin ushtarak dhe furnizimin me municione”, tha Gallant pas takimit me këshilltarin amerikan të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.
Më herët gjatë javës, zoti Gallant u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Shtetet e Bashkuara janë vendi kryesor që furnizon me armë Izraelin, por në javët e fundit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u ankua për ritmin e ngadaltë të dërgesave gjatë disa muajve të fundit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se u gjendën të befasuar nga komentet e zotit Netanyahu./abcnews.al
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...