Mbi 569 tonë ndihma humanitare janë dorëzuar në Rripin e Gazës përmes një porti të përkohshëm të ndërtuar nga SHBA-ja, sipas një njoftimi të ushtrisë amerikane.
Porti i përkohshëm po shërben si një qendër për dërgimin e furnizimeve me ndihma për të përmbushur nevojat urgjente të popullit palestinez pasi vetë Gaza nuk ka një port mjaft të bollshëm për anije mallrash më të mëdha.
Dërgesat e ndihmës së parë mbërritën të premten në territorin bregdetar të prekur nga konflikti.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha sot në një postim në platformën e mediave sociale X, se deri më tani në Gaza kanë mbërritur 569 tonë ndihma humanitare përmes portit nga donatorë, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bashkimi Europian.
Sipas deklaratave të mëparshme të Pentagonit, rreth 90 kamiona në ditë fillimisht do të arrijnë në Rripin e Gazës përmes portit. Në një fazë të mëvonshme, priten deri në 150 ngarkesa kamionësh në ditë.
Mungesa e furnizimeve bazë ka çuar në një krizë humanitare në Rripin e Gazës, mbi 7 muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit./abcnews.al
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...