Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar të martën se ende ekziston rreziku i vënies së tarifave në vlerë të 50 milionë dollarëve në importet që vijnë nga Kina, nëse kjo e fundit nuk e adreson çështjen e vjedhjes së pronës intelektuale, transmeton Reuters.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar përmes një deklarate se në kuadër të masave kundër Kinës, do të jetë dhe kufizimi i investimeve të kompanive kineze në SHBA.
Detajet për këto investime do të njoftohen më 30 qershor derisa lista përfundimtare e tarifave do të publikohet me15 qershor.
Deklarata e së martës ka ritheksuar edhe një herë komentet e zyrtarëve të administratës së Trumpit, të cilët kanë thënë se tarifat dhe kufizimet tjera vazhdojnë të jenë ende si mundësi edhe pas hartimit të një marrëveshjeje nga ana e Kinës, e cila parashah reduktimin e suficitit tregtar që ka Kina me SHBA-në, në vlerë të 375 miliardë dollarëve.
Ndonëse Uashingtoni nuk është tërhequr nga kërcënimi për vënie të tarifave në importet e Kinës, Pekini ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate duke thënë se është befasuar nga qëndrimet e së martës dhe se do të mbrojë interesat e veta.
Kërcënimet për nisje të luftës tregtare në mes të SHBA-së dhe Kinës kanë goditur tregjet financiare, mirëpo shumica e ekonomistëve besojnë se të dy palët do të menaxhojnë situatën dhe do t’i ikin konfliktit.
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...