Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të tërhiqen nga një marrëveshje e madhe që lejon fluturime mbikëqyrëse ajrore të paarmatosura mbi dhjetëra shtete pjesëmarrëse.
Traktati i Qiejve të Hapur hyri në fuqi më 2002 dhe është dizajnuar për të rritur besimin dhe sigurojë kundër sulmeve, transmeton portali arbresh.info.
Por, zyrtarë të lartë amerikanë thanë se shteti i tyre po tërhiqet për shkak të shkeljeve të vazhdueshme nga ana e Rusisë.
SHBA do të informojë Rusinë për vendimin të premten dhe zyrtarisht të tërhiqet në gjashtë muaj, thanë zyrtarët.
“Gjatë këtij rishikimi është bërë jashtëzakonisht e qartë se nuk është më në interesin e Amerikës të mbetet një palë e Traktatit të Qiejve të Hapur”, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rreth 35 kombe janë palë në traktat, përfshirë Rusinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto