Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur transferimin e më shumë trupave amerikane në shtetet baltike.
Ai e ka bërë këtë deklaratë pas takimit që ka zhvilluar të hënën, 7 shkurt, me homologun e tij nga Lituania, Gabrielius Landsbergis në Vilnius.
Edhe 400 trupa amerikane pritet të arrijnë në Lituani në ditët në vijim.
SHBA-ja ka transferuar rreth 7,000 trupa tjerë në Evropë pas pushtimit rus në Ukrainë.
Një pjesë e kontingjentit do të stacionohet në Lituani, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Blinken u ka ofruar Lituanisë dhe dy vendeve tjera të Baltikut, Letonisë dhe Estonisë garanci për solidaritetin amerikan.
“Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Artikullit 5 – sulmi ndaj njërit shtet anëtar përbën sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare – është i shenjtë”, ka thënë Blinken.
Shtetet e Bashkuara kanë dërguar trupa në kufirin lindor të NATO-s për stërvitje, prej vitit 2014.
Raportimet sugjerojnë se rreth 500 ushtarë amerikanë janë të stacionuar në Lituani.
Trupat gjermane janë po ashtu në këtë shtet.
Të tria shtetet baltike ndajnë kufi me Rusinë, derisa Lituania dhe Letonia kanë kufi edhe me Bjellorusinë.
Presidenti i Lituanisë, Gintanas Nauseda ka shprehur keqardhje për “përkeqësimin e situatës së sigurisë në rajonin e Baltikut” dhe ka thënë se “agresioni i Rusisë kundër Ukrainës vërteton se ekziston kërcënim afatgjatë në sigurinë evropiane”.
Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /REL/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...