SHBA do të ndalojë udhëtarët nga tetë vende kryesisht të Lindjes së Mesme dhe ato Afrikës Veriore. që të bartin pajisjet e mëdha elektronike në bord.
Një burim i qeverisë amerikane i tha BBC-së se masa do të ndikojë në nëntë kompani ajrore që operojnë nga 10 aeroporte.
Ndalimi thuhet se do të përfshijë të gjitha pajisjet e mëdha elektronike si laptopë, tabletë, kamera, DVD, lojëra elektronike, por jo edhe telefonat.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) nuk pranoi të komentojë mbi këtë çështje, por pritet të bëjë një njoftim të martën.
CNN raporton se kjo ndalesë është e lidhur me kërcënimin që paraqet Al-Kaida në Gadishullin Arabik, i cili ka qenë i përfshirë në sulmet e para në avionët që ishtin nisur drejt SHBA-së.
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij