Shtetet e Bashkuara do të votojnë të enjten kundër një kërkese palestineze për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara , tha një zyrtar amerikan për Reuters, duke bllokuar organizmin botëror nga njohja efektive e një shteti palestinez.
“Mbetet pikëpamja e SHBA-së se rruga më e shpejtë drejt shtetësisë për popullin palestinez është përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë”, tha zyrtari amerikan, transmeton Arbresh.info.
Këshilli prej 15 anëtarësh është planifikuar të votojë për një projekt-rezolutë që i rekomandon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh që “Shteti i Palestinës të pranohet në anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.
Një rezolutë e këshillit ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga SHBA, Britania, Franca, Rusia apo Kina për të kaluar.
Diplomatët thonë se masa mund të ketë mbështetjen e deri në 13 anëtarëve të këshillit, gjë që do të detyronte SHBA-në të përdorte veton e saj.
“Ne kemi qenë prej kohësh të qartë se veprimet e parakohshme në Nju Jork, edhe me qëllimet më të mira, nuk do të arrijnë shtetësinë për popullin palestinez,” tha zyrtari amerikan.
Palestinezët janë aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar, një njohje de facto e shtetësisë që u dha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012.
Por një aplikim për t’u bërë anëtar i plotë i OKB-së duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit dhe më pas të paktën dy të tretat e Asamblesë së Përgjithshme.
Përpjekja palestineze për anëtarësim të plotë në OKB vjen gjashtë muaj pas një lufte midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza , dhe ndërsa Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...