SHBA do të blejë 150 milionë “teste të shpejta për COVID-19”

09:03 | 28 Gusht 2020
Arbresh Info

“Administrata e Trumpit është e kënaqur që do të blihen dhe prodhohen 150 milionë teste të shpejta për COVID-19”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për media e Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë njoftoi se SHBA do të blejë 150 milionë teste për koronaviruin e ri (COVID-19) që japin rezultate brenda 15 minutave dhe se këto do të shpërndahen në të gjithë vendin.

“Administrata e Trumpit është e kënaqur që do të blihen dhe prodhohen 150 milionë teste të shpejta për COVID-19”, thuhet në një deklaratë nga Zyra për media e Shtëpisë së Bardhë.

Për këto teste administrata e Trumpit ka arritur marrëveshje me prodhuesin amerikan të pajisjeve mjekësore Abbott. “Ky zhvillim është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja për mbrojtjen e grupeve më të pambrojtura në SHBA si dhe për vazhdimin e normalizimit të vendit tonë. Kjo do të sigurojë që populli amerikan të shkojë në punë ndërsa fëmijët të rikthehen në shkollë”, thuhet në deklaratë.

Theksohet se SHBA-ja është vendi që ka kryer më shumë teste për COVID-19./ AA/

 

Të ngjashme