George Kent, nga ambasada e SHBA-së në Ukrainë, ka thënë se marrëveshja demonstron “bashkëpunimin e intensifikuar”, në mënyrë që të zbehet varësia e Kievit ndaj Moskës, prej se Rusia e aneksoi Krimenë më 2014 dhe mbështet separatistët në lindje të Ukrainës.
Kent ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko kanë diskutuar mundësinë e dërgimit të thëngjillit në Ukrainë gjatë takimit të mbajtur më 20 qershor në Shtëpinë e Bardhë.
Ukraina ka luftuar për të prodhur thëngjill prej fillimit të konfliktit në prill të vitit 2014, pasi separatistët prorusë kontrollojnë një rajon të madh, i cili është i pasur me këtë burim të energjisë./Arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?