Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të votojë një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Teksti i rezolutës kërkon tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina, raporton AFP.
Votimi megjithatë pritet të dështojë për shkak të drejtës së vetos që e ka Rusia si një anëtare e përhershme e Këshillit.
Megjithatë, për Uashingtonin, një përdorim i vetos nga Rusia do të tregojë “izolimin” e këtij shteti.
Një votim për një rezolutë të ngjashme pritet të mbahet edhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku rezolutat nuk kanë efekte juridike dhe 193 anëtarët e saj nuk kanë të drejtë vetoje.
Sipas draft rezolutës, Këshilli i Sigurimit do të dënojë “agresionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës, që është në kundërshtim të nenit 2, paragrafit 4 të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara”, ku thuhet se të gjitha shtetet anëtare nuk guxojnë të sulmojnë shtetet e tjera.
Teksti i rezolutës kërkon që Rusia “të ndërpresë menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës” dhe “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.
Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një rezolutë që dënon Moskën mori 13 vota pro, me Kinën që abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos.
Teksti më pas u dërgua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku mori 100 vota pro. Njëmbëdhjetë vende votuan kundër, 58 abstenuan zyrtarisht, ndërsa pjesa tjetër e anëtarëve nuk morën pjesë në votim.
Rusia më 24 shkurt nisi një operacion të shkallës së gjerë, për siç tha “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar se kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, pasi Kremlini nisi sulmin kundër Kievit./rel/
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...