Shërbimet sekrete ruse dhe amerikane rivendosën progresivisht bashkëpunimin e tyre për sa i përket sigurisë kibernetike, konfirmoi sot drejtori i FSB-së, ndërkohë që dy vendet kanë akuzuar njëri tjetrin që prej disa vitesh për pirateri dhe spiunazh kibernetik.
“Ne po rivendosim marrëdhëniet tona”, deklaroi kreu i shërbimeve ruse, Alexandre Bortnikov, duke shtuar se shumë çështje janë në studim me amerikanët mbi sigurinë e informacioneve dhe sigurinë kibernetike.
“Shërbimet sekrete amerikane kanë dhënë së fundi informacione për Rusinë mbi një projekt sulmi terrorist. Ne kemi pasur gjithmonë kontakte pune, pavarësisht situatës politike mes vendeve tona”, shtoi ai.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së përkeqësuar për shkak të akuzave për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016, me ndihmën e hakerave.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...