Google ADS

SHBA dhe Koreja Jugore do vazhdojnë të mbajnë nën presion Korenë Veriore

01:16 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence ka deklaruar se vendi i tij dhe Koreja Jugore janë në marrëveshje të plotë që ka të bëjë me mbajtjen e presionit mbi Korenë Veriore.

Duke folur gjatë kthimit për në SHBA nga Lojrat Olimptike Dimërore që po mbahen në Korenë Jugore, Pence tha se “nuk ka asnjë lëshim” mes dy aleatëve në lidhje me këtë çështje, transmeton portali arbresh.info

Gjatë kësaj kohë është parë një lidhje më e mirë mes dy Koreve, pavarësisht nga tensionet mbi programin bërthamor të veriut.

Befasi ka qenë ftesa që i është bërë presidentit koreano jugor, Moon Jae-in për një vizitë në Phenian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme