ShBA dhe Britania me sulme të tmerrshme në Jemen, vjen reagimi i Iranit, Rusisë dhe Arabisë Saudite
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë sulmuar Houthi në shtetin e Jemenit, në mbrëmjen e djeshme.
Më herët, Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se sulmet ishin një përgjigje proporcionale dhe se qeveria ishte e vetëdijshme për nevojën për të shmangur përshkallëzimin në rajon.
Ndërsa shtete si Rusia, Irani dhe Arabia Saudite kanë reaguar pas këtyre sulme të tmerrshme.
Rusia ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar sulmet amerikane dhe britanike mbi Houthit në Jemen, përcjell Arbresh.info.
Shteti i Iranit, ka dënuar sulmi, duke e quajtur arë një shkelje të sovranitetit të Jemenit.
Arabia Saudite bëri thirrje për përmbajtje dhe për “shmangie të përshkallëzimit”, me ministrinë e jashtme që tha se po monitoronte nga afër situatën me “shqetësim të madh”.
Ushtria e SHBA-së dhe e Mbretërisë së Bashkuar nisën sulme kundër objektivave të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit.
Sipas mediave të huaja, ky sulm erdhi pas urdhrit të presidenti të ShBA-së, Joe Biden me arsyetimin “në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të Houthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq”.
Houthi-t kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq në përgjigje të luftës së Izraelit në Gaza.
Grupi, i cili mbështet Hamasin, u zotua më 19 nëntor të synojë anijet që beson se po shkojnë drejt dhe nga Izraeli.
Ata kanë sulmuar disa anije në javët e fundit me dronë, raketa dhe në disa raste ka përdorur helikopterë për të “hedhur” militantët në anijet tregtare.
Mediat britanike kanë raportuar se deri më tani pesë luftëtarë janë vrarë e gjashtë janë plagosur. /Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...