Vendet në të gjithë botën kanë mbyllur kufijtë e tyre me Kinën pas përhapjes në mënyrë të shpejtë të koronavirusit.
SHBA dhe Australi thanë se do të anulojnë të gjitha hyrjet për vizitoret e huaj, që kishin qenë kohet e fundit në Kinë, ku virusi u shfaq për herë të parë në muajin dhjetor.
Kufizime të ngjashme kanë njoftuar edhe Rusia, Japonia, Pakistani apo edhe Italia. Por zyrtarë të OBSH janë shprehur kundër masave të tilla.
“Kufizimet e udhëtimit mund të shkaktojnë më shumë dëm penguar shpërndarjen e informacionit, zinxhirët e furnizimit mjekësor dhe duke dëmtuar ekonomitë,” tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) të Premten.
OBSH rekomandon kontrollet në vendkalimet zyrtare të kufirit. Sipas organizatës paralajmëruar se mbyllja e kufijve mund të përshpejtojë përhapjen e virusit, me udhëtarët që hyjnë në vendet jo zyrtarisht.
Kina nga ana e saj ka kritikuar valën e kufizimeve të udhëtimit, duke akuzuar qeveritë e huaja se po injorojnë këshillat zyrtare.
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...
Pacolli reagon pas vizitës në Çabiq: Nëse dikush i ka lënë n...
U raportuan të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishti...
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...