Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendësprinci i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, kanë shprehur përkushtim për përmirësim të marrëdhënieve bilaterale ekonomike dhe për ballafaqim me “akvititetet destabilizuese rajonale” të Iranit, gjatë takimit të tyre të mbrëmshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Zoti Trump e ka përsëritur mbështetjen e tij për “partneritetin strategjik të vazhdueshëm” ndërmjet dy vendeve dhe e ka mbështetur një plan të ri për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve “që potencialisht e ka vlerën 200 miliardë dollarë në investime direkte dhe indirekte, brenda katër viteve të ardhshme”, tha Shtëpia e Bardhë në kumtesën e sotme.
Të dy liderët kanë theksuar se bashkëpunimi i forcuar ekonomik mund të krijoj më tepër se “një milion vende pune amerikane direkte brenda katër viteve të ardhshme, disa miliona vende pune indirekte amerikane, dhe vende pune në Arabinë Saudite”.
Krijimi i vendeve të reja të punës në Shtetet e Bashkuara ishte njëri prej premtimeve më të rëndësishme të zotit Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Një mbretëri e fshehur virusesh jeton në zorrët tona
Kusari-Lila thotë se Qeveria Kurti ia çjerri maskën Vuçiqit ...
Sinani: Nga nesër nis grumbullimi i qenve endacak në Preshev...
Rama takim nesër me kryebashkiakët socialistë dhe drejtuesit...
Flick ka katër opsione për ta zëvendësuar Olmon e lënduar nd...
I dyshuari për atentat ndaj Trumpit akuzohet për dy vepra pe...