Gjashtë shtete aleate të Gjirit Persik u janë bashkuar Shteteve të Bashkuara në vënien e sanksioneve në 25 subjekte të lidhura me Gardën Islamike Revolucionare të Iranit dhe grupin militant të Libanit, Hezbollah, që shëben si “zgjatim rajonal” i Teheranit.
Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë më 30 tetor se sanksionet janë vënë nga Qendra Shënjeshtruese e Financimit të Terrorizmit me bazë në Riad, që synon të ashpërsojë financimet e të dyja grupeve.
E krijuar më 2017, kjo Qendër përfshin Shtetet e Bashkuara, Arabinë Saudite, Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të 25 subjektet më parë kanë qenë shënjestra të Thesarit amerikan.
“Ky veprim tregon pozitën unifikuese të vendeve të Gjirit dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë që Irani të mos lejohet të përshkallëzojë aktivitetin e tij të dëmshëm në rajon”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.
Katër prej subjekteve të renditura kanë qenë “individë të lidhur me Hezbollahun, të cilët kanë udhëhequr apo koordinuar aktivitete operacionale, të inteligjencës si dhe ato financiare në Iraq”, është thënë në deklaratën e Thesarit amerikan./rel/
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...