Pavarësisht se presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të tërhiqen nga fushat e naftës në Siri pas një kohe, ushtria amerikane vazhdon të përforcojë bazat dhe pikat e saj ushtarake në fushat e naftës të okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).
E gjithë vëmendja është kthyer në praninë e SHBA-ve në terren, pasi presidenti Trump deklaroi dje në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se “Ne mbrojtëm naftën (në Siri). Por në një pikë do të rregullojmë problemet lidhur me naftën dhe do të dalim nga atje”.
Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se forcat amerikane përkundër deklaratave të Trumpit po rritin praninë e tyre kryesisht në fushat e naftës që ndodhen nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri.
Ushtria amerikane, brenda 3 muajve të fundit ka transportuar në Siri nëpërmjet Irakut materiale ushtarake dhe logjistike me autokolona të përbërë nga 50-100 maune të paktën 2 herë në javë.
Në autokolonat e mbërritura në rajon përfshihen qindra kamionë të ngarkuar me raketa anti-tank, tanke, mjete të blinduara, municione dhe materiale logjistike.
– Janë dërguar 400 ushtarë
Gjatë kësaj periudhe ushtria amerikane ka dërguar të paktën 400 ushtarë të saj në Siri nëpërmjet Irakut.
Gjithashtu ushtria amerikane për periudhën në fjalë ka zgjeruar bazat e saj në fushën e Omar në zonat Tel Beyder dhe Deir Ez-Zor në qytetin Al-Hasakah dhe këto baza i ka pajisur me kamera dhe sisteme të sigurisë.
– Prania ushtarake e SHBA-ve në Siri
Me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” forcat amerikane u tërhoqën nga fronti verior i Sirisë dhe u përqendruan në fushat e naftës në provincat Haseke, Raka dhe Deirizor në Siri.
Forcat amerikane që ofrojnë mbështetje për YPG/PKK-në, janë të mbledhura në 11 baza dhe pika ushtarake.
Pas operacionit “Burimi i Paqes” të ndërmarrë nga Turqia në tetor 2019, ushtria amerikane rriti patrullimet e saj në rajonet ku ajo ishte e pranishme.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...