Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka transferuar për herë të parë emigrantët e dyshuar ilegalë në burgjet federale.
Transferimi i 1,600 të ndalurve thekson rritjen e numrit të ndalimeve nën politikën e presidentit Trump, “zero tolerancë” për emigrantët.
Zyra dhe Imigrim dhe Dogana në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se masa është e përkohshme derisa të gjenden lokacione tjera.
Rreth 1,000 persona të ndaluar do të shkojnë në një burg në Kaliforni.
Unioni i liderëve të burgjeve në Kaliforni, Teksas dhe Uashington, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se kanë pasur shumë pak kohë për t’u përgatitur për një numër kaq të madh të personave dhe kanë ngritur shqetësime për stafin dhe sigurinë.
Zyra për Imigrim është duke zbatuar një politikë që kërkon nga prokurorët federalë të akuzojnë penalisht të gjithë ata që janë ndaluar teksa ilegalisht kanë kaluar kufirin.
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme