Tre student myslimanë kanë kërkuar të flasin me një deputetet të Oklahomas rreth Islamit, por para debatit atyre i është dashur të plotësojnë një pyetsor.
Në formularin plotësues, të dorëzuar nga asistenti i deputetit John Bennett, ishin parashtruar pyetjet: “A e rrihni ju gruan tuaj?”, “A e denonconi organizatën terroriste Hamas?”, etj, transmeton portali arbresh.info.
Studentët e depatamentit juridik janë ndjerë të fyer dhe të tronditur për shkak të pyetjeve rreth fesë Islame.
“Askush nuk duhet të verifikohet me pyetje idiote, me pyetje islamofobe dhe pyetje që nxisin urretje”, ka thënë njëri nga studentët.
CNN ka tentuar të kontaktojë më deputetin në fjalë, por nuk ka arritur të marrë përgjigjje.
Sipas zyrës së Bennett, thuhet se pyetësori është i bazuar në librat e fesë Islame dhe në shkrimet mbi islamin. Bennett është i njohur për kritikat ndaj myslimanëve.
Një tjetër pyetjes ishte nëse ‘Muhamedi ishte vrasës i paganëve, të krishterëve dhe çifutëve’ dhe studentët pyetëshin nëse pajtoheshin me këtë.
Partia Demokratike në Oklahoma përmes një deklaratë ka theksuar se pyetësori ‘ishte i mbushur me urretje dhe dezinformata’.
Bennet ka shërbyer në forcat ushtarake në SHBA dhe në vitin 2014, përmes rrjetit social në Facebook ai ka shkruar se ‘amerikanët duhet të kenë kujdes nga myslimanët’./Arbresh.info