Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dënuar “ashpër” një sulm të përgjakshëm të talibanëve ndaj grupit ndërkombëtar për ndihma, Counterpart International në Kabul, si pasojë e të cilit kanë vdekur të paktën nëntë persona.
Pompeo ka thënë se grupi i shënjestruar bën vazhdimisht thirrje për dialog paqësor si dhe inkurajon gratë për realizimin e iniciativave të tyre.
“Ky sulm i dhunshëm është një sulm i pakuptimtë në vlerat e organizatës siç është Counterpart, e cila mbështet edukimin dhe gjithpërfshirjen”, ka thënë Pompeo përmes një deklarate të lëshuar më 9 maj.
Zyrtarët afganë kanë thënë se pesë zyrtarë policorë, një anëtar i sigurimit dhe tre civilë janë vrarë në sulmin ndaj kësaj organizate joqeveritare që punon bashkë me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Ministria e Brendshme ka thënë se pesë persona kanë sulmuar ndërtesën. Forcat e sigurisë afgane më pas kanë nisur një operacion, që ka rezultuar me vrasjen e të gjithë sulmuesve.
Dhjetëra persona është raportuar se janë plagosur si pasojë e këtij sulmi, derisa 200 të tjerë është thënë se janë evakuuar nga kjo zonë.
Ky sulm ka ndodhur pak ditë pas nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit dhe një vale të re të bisedimeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve në Katar, që synojnë t’i japin fund luftës gati 18-vjeçare në Afganistan.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...