Shtëpia e Bardhë dënoi të mërkurën provën që Koreja e Veriut kreu me një raketë balistike ndërkontinentale dhe shtoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar sigurinë e saj, Koresë së Jugut dhe Japonisë.
“Dera nuk është mbyllur për diplomacinë, por Pheniani duhet të ndërpresë menjëherë veprimet destabilizuese e të zgjedhë angazhimin diplomatik”, thuhej në një deklaratë të zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adam Hodge.
Prova me raketë balistike ndërkontinentale që u nis nga brigjet lindore të Koresë së Veriut u dënua edhe udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë, të cilët u takuan në Vilnus të Lituanisë ku ndodhen për takimin e NATO-s.
Prova erdhi pas akuza të ditëve të fundit nga ana e Koresë së Veriut se avionë spiunë amerikanë kanë shkelur hapësirës ajrore në zonat e saj ekonomike.
Po kështu Pheniani ka dënuar mbërritjen së fundmi në Korenë e Jugut, të një nëndetëseje amerikane pajisur me raketa me vetëdrejtim me energji bërthamore, duke shtuar se do të reagojë ndaj këtyre zhvillimeve.
Uashingtoni dhe Seuli I kanë hodhur poshtë si të pabaza akuzat e Phenianit për shkelje të hapësirës ajrore.
Raketa balistike fluturoi për 74 minuta në një lartësi prej 6,000 km dhe rreze veprimi prej 1,000 km, thanë zyrtarët japonez.
Roja Bregdetare e Japonisë parashikoi se raketa do të binte rreth 550 km në lindje të gadishullit Korean.
Në prill, Koreja e Veriut kreu provën saj të parë me raketë balistike me lëndë djegëse të ngurtë, një prej dhjetëra provave me raketa të kryera gjatë këtij viti.
Analistët besojnë se raketat balistike të Phenianit mund të fluturojnë mjaft larg, aq sa mund të godasin objektiva kudo që ndodhen në Shtetet e Bashkuara dhe se ky vend ka të ngjarë të ketë prodhuar koka bërthamore që mund të vendosen në raketa./voa/
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...