Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtarak është “një shkelje e hapur” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha ushtria amerikane të hënën, duke shtuar se një zhvillim i tillë kontribuon në rritjen e tensioneve.
“Sateliti i lëshuar sot përfshinte teknologji që lidhen drejtpërdrejt me programin e raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut”, tha në një deklaratë Komanda amerikane e Indo-Paqësorit.
Koreja e Veriut tha se përpjekja e saj për të nisur një satelit të ri zbulues ushtarak dështoi të hënën kur një motor i sapo prodhuar shpërtheu gjatë fluturimit.
Përpjekja erdhi vetëm disa orë pasi Pheniani lëshoi një paralajmërim se do të përpiqej të lëshonte një satelit deri më 4 qershor, në atë që do të ishte sateliti i dytë spiun në orbitë.
Ky ishte dështimi më i fundit i Koresë së Veriut, një vend që disponon armë bërthamore, pas dy përpjekjesh të ngjashme vitin e kaluar. Pheniani vendosi me sukses satelitin e tij të parë spiun në orbitë në muajin nëntor.
Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Japoni kishin njoftuar më herët se lëshimi kishte gjasa të dështonte./voa/
Gjendja e skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...
Klubet saudite të gatshme të eklipsojnë pagën e Ronaldos duk...
Vazhdon përkrahja për Gjestin, fansi bën tatuazh thënien e t...
Kosova dhe SHBA-ja do ta finalizojnë së shpejti Dialogun Str...