Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtarak është “një shkelje e hapur” e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha ushtria amerikane të hënën, duke shtuar se një zhvillim i tillë kontribuon në rritjen e tensioneve.
“Sateliti i lëshuar sot përfshinte teknologji që lidhen drejtpërdrejt me programin e raketave balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut”, tha në një deklaratë Komanda amerikane e Indo-Paqësorit.
Koreja e Veriut tha se përpjekja e saj për të nisur një satelit të ri zbulues ushtarak dështoi të hënën kur një motor i sapo prodhuar shpërtheu gjatë fluturimit.
Përpjekja erdhi vetëm disa orë pasi Pheniani lëshoi një paralajmërim se do të përpiqej të lëshonte një satelit deri më 4 qershor, në atë që do të ishte sateliti i dytë spiun në orbitë.
Ky ishte dështimi më i fundit i Koresë së Veriut, një vend që disponon armë bërthamore, pas dy përpjekjesh të ngjashme vitin e kaluar. Pheniani vendosi me sukses satelitin e tij të parë spiun në orbitë në muajin nëntor.
Zyrtarët në Korenë e Jugut dhe në Japoni kishin njoftuar më herët se lëshimi kishte gjasa të dështonte./voa/
Kurti dhe Mickoski diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...