Shtetet e Bashkuara dënuan përshkallëzimin e fundit të dhunës në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“U bëjmë thirrje Armenisë dhe Azerbajxhanit që t’i respektojnë angazhimet e tyre për armëpushim, duke ndërmarrë hapa të menjëhershëm për qetësimin e situatës”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
“Tensionet e vazhdueshme përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan nënvizojnë faktin se vetëm një rezolutë gjithëpërfshirëse, që i adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura, mund t’i normalizojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe të mundësojë njerëzit e rajonit të jetojnë së bashku në mënyrë paqësore”, tha Price.
Armenia tha të mërkurën se forcat e Azerbajxhanit vranë tre ushtarë të saj në kufi.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se njësitë e Forcave të Armatosura të Armenisë hapën zjarr në pozicionet e trupave azerbajxhanase, të vendosura në rajonin Kallbaxhar, duke plagosur dy ushtarë azerbajxhanas.
Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për rritjen e tensioneve.
Dy vendet, vitin e kaluar, kanë luftuar gjashtë javë për rajonin e Nagorno Karabakut.
Ky rajon njihej ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohej nga armenët etnikë qysh në fillim të viteve 1990.
Rreth 6,000 njerëz janë vranë në luftimet e vitit të kaluar, që kanë përfunduar me një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Moska.
Sipas marrëveshjes, një pjesë e Nagorno Karabakut dhe të shtatë rrethet përreth tij janë vendosur nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjetësh nën kontrollin e forcave etnike armene./REL/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...