Forcat policore në Toronto të Kanadasë, e kanë arrestuar një burrë që ishte lyer me ngjyrë të zezë dhe doli në një demonstratë kundër dallimeve racore.
Burri që ende nuk është identifikuar, u shfaq i lyer me ngjyrë të zezë që është tallje për njerëzit me ngjyrë, ndërsa u bë pjesë e një aktiviteti, që kërkon t’i jepet fund kësaj dukurie dhe brutalitetit ndaj këtij komuniteti.
“Mos më thoni të nxihem në diell, tashmë kam nxirje artificiale”, është dëgjuar ai duke bërtitur, ndërsa ishte mospërfillës ndaj të pranishmëve.
Shfaqja e tij në këtë formë i ka shqetësuar demonstruesit, të cilët në mënyrë paqësore po kundërshtonin padrejtësitë.
Raportohet se ai është dërguar në mbajtje, ndërsa mbi të rëndon akuza për thyerje të rendit dhe qetësisë. /Telegrafi/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...