Shtetet e Bashkuara thonë se kanë dëbuar dy diplomatë kubanë në maj pas incidenteve të paspecifikuara që shkaktuan simptoma fizike në amerikanët që shërbenin në Ambasadën e SHBA-ve në Havanë, ku një person ka humbur dëgjimin, raporton Reuters.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert u tha gazetarëve se natyra e saktë e incidenteve ishte e paqartë, por amerikanët që shërbenin në Kubë u kthyen në Shtetet e Bashkuara për “arsye mjekësore” jo kërcënuese për jetën, transmeton portali arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara së pari mësuan për këto çështje në ambasadë në fund të vitit 2016, tha ajo.
“Ne nuk kemi ndonjë përgjigje përfundimtare për burimin apo shkakun e asaj që ne e konsiderojmë si incidente”, tha Nauert. “Është shkaktuar një shumëllojshmëri e simptomave fizike në këta qytetarë amerikanë që punojnë për qeverinë e SHBA-së. Ne i marrim këto incidente shumë seriozisht dhe ekziston një hetim që po kryhet aktualisht”.
Si rezultat, Shtetet e Bashkuara më 23 maj i kërkuan dy zyrtarëve kubanë në Uashington që të largohen nga vendi dhe ata e kanë bërë këtë, tha Nauert.
Uashingtoni dhe Havana rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 2015 pas më shumë se pesë dekadave të armiqësive, duke ri-hapur ambasadat në kryeqytetet e njëri-tjetrit dhe duke krijuar një kapitull të ri të angazhimit midis ish armiqve të Luftës së Ftohtë./Arbresh.info
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...