Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur emergjencën publike si pasojë e koronavirusit të ri që të shtunën e rriti bilancin e vdekjeve në 259.
Duke cituar rreth 12 mijë rastet me infeksionin të raportuara nëpër botë, administrata amerikane njoftoi masat për personat që kanë udhëtuar në provincat e prekura kineze në dy javët e fundit.
“Çdo qytetar amerikan që është kthyer nga provinca e Hubeit në 14 ditët e fundit do të vendoset në karantinë të detyruar deri në 14 ditë, për t’iu nënshtruar kujdesit të nevojshëm mjekësor. Ndërkaq, me një proklamatë presidenciale, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk kanë lidhje familjare në SHBA dhe që këto dy javë ka udhëtuar drejt Kinës, për arsye sigurie nuk do u lejohet hyrja në vend,” deklaroi sekretari amerikan për shëndetësinë.
Në SHBA, këtë javë janë raportuar të paktën 6 pacientë bartës të virusit me origjinë nga Kina.
Ky numër në Europë është rritur në 18, ku pas Gjermanisë me 7 raste dhe Francës me 6 të tilla, të infektuar të rinj kanë njoftuar edhe Italia, Finlanda, Suedia e së fundmi, Spanja dhe Zvicra.
Me shtimin e rasteve, komuniteti kinez mendon se po bëhet objektiv pa dashur i ndjenjave ksenofobe, duke u parë me keqdashje në publikun europian.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...