Ushtria amerikane ka propozuar diversifikimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e bombave të reja atomike, më të vogla se aktualet, kryesisht për t’iu kundërvënë Rusisnë.
Mendimi i fundit u zbulua në një deklaratë të politikës së Pentagonit, e njohur si Rishikimi i Stabilitetit Bërthamor (NPR).
Ushtria amerikane është e shqetësuar, pasi Moska sheh armët bërthamore të SHBA-ve si tepër të mëdha për t’u përdorur, çka do të thotë se ato nuk janë më një parandalues efektiv.
Zhvillimi i nukleuseve të vogla do ta rrëzonte këtë supozim të rusëve, argumentoi deklarata e NPR-së. Bombat më të vogla, janë më pak të fuqishme dhe me një forcë nën 20 kilotonë, ndërsa kanë edhe një rreze më të vogël.
Megjithatë, ato janë ende shkatërruese. Bomba atomike e rënë në qytetin japonez të Nagasakit, në fund të Luftës së Dytë Botërore, kishte pothuajse të njëjtën fuqi shpërthyese dhe vrau më shumë se 70,000 njerëz./Top Channel
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...