SHBA “bllokon” Anglinë, kërkon testin negativ për udhëtarët

22:01 | 25 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Qeveria amerikane ka kërkuar që të gjithë pasagjerët e linjave ajrore që mbërrijnë nga Mbretëria e Bashkuar të janë të pajisur me një test negativ për COVID-19 të bërë 72 orë para nisjes.

Vendimi bëhet me dije që hyn në fuqi nga data 27 dhjetor.

Vendimi pason paraqitjen e një varianti të ri, shumë infektiv të koronavirusit në Britani të Madhe, që ka nxitur shumë vende të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët nga atje.

Edhe vendet tjera kanë ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të koronavirusit. Hong Kongu vendosi masën e karantinës për të gjithë vizitorët jashtë Kinës, teksa Gjermania njoftoi se kishte konfirmuar rastin e saj të parë me variantin e ri të koronavirusit.

Zyrtarët thonë se nuk ka asnjë provë që llojet e reja të virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut janë më vdekjeprurëse ose do të jenë rezistente ndaj vaksinave.

Të ngjashme