Ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka konsoliduar pozicionin si kandidati kryesor demokrat për presidencialet e nëntorit. Bajdën fitoi të martën shumicën e vendeve në zgjedhjet paraprake, ndërsa rivali, Bernie Sanders, vijon të humbasë përkrahje.
Joe Biden ka hedhur një hap vendimtar drejt nominimit si kandidati për president i Partisë Demokratike amerikane në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Ish-zëvendëspresidenti të martën fitoi i sigurt 4 nga 6 shtetet e përfshira në procesin zgjedhor paraprak, duke marrë Misisipin, Misurin, Idoha dhe Miçiganin, më të lakmuarin nga numri i delegatëve.
Rivali i tij, senatori Bernie Sanders, fitoi Dakotën e Veriut dhe deri në orët e para të mëngjesit ruajti një epërsi të vogël në shtetin e Washington-it.
Kjo ishte disfata e dytë radhazi për të, pas humbjes së qindra delegatëve të martën e kaluar.
“Dua të falënderoj Berni Sanders dhe përkrahësit e tij për energjinë dhe pasionin e palodhur. Ne kemi një qëllim të përbashkët dhe së bashku do mundim Donald Trump-in. Sot jemi një hap më afër rikthimit të standardit moral, dinjitetit dhe nderit në Shtëpinë e Bardhë,” deklaroi demokrati Biden.
Për ekipin elektoral të presidentit republikan, dy demokratët mbeten anë të së njëjtës medalje dhe kanë pak shanse për ta ndalur Trumpin në nëntor.
Biden numëron deri tani 15 fitore dhe mbi 800 delegatë kundrejt 4 fitoreve dhe më pak se 700 delegatëve të rivalit Sanders.
Nga frika e përhapjes së epidemisë së koronavirusit, Partia Demokratike ka njoftuar se debati i tyre i ardhshëm do të zhvillohet pa publik.
Nga pretendentët kryesorë për Shtëpinë e Bardhë, këtë vit Trump ka moshën më të re, 73 vjeç, Biden 77 dhe Sanders 78, grupmosha këto të rrezikuara në rast të prekjes nga sëmundjet infektive.
Në rang vendi, SHBA-ja raporton mbi 1 mijë të infektuar në 33 shtete, dhe mbi 30 të vdekur.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones