Avokatët që përfaqësojnë 7 të dënuar me vdekje në Arkansas, të cilët duhet të ekzekutohen brenda 10 ditësh duke nisur që nga java e ardhshme, kanë nisur etapën finale të një beteje epike ligjore për të ndaluar grupin më të madh të ekzekutimeve në historinë moderne amerikane.
Nëse avokatët dështojnë në misionin e tyre, dy të burgosurit e parë Don Davis dhe Bruce Ward do të ezekutohen me injeksion vdekjeprurës më 17 prill.
Tre ditë më vonë do të jetë radha e Stacey Johnson dhe Ledell Lee, që do të pasohen nga Marcel Williams dhe Jack Jones më 24 prill, e në fund Kenneth Williams më 27 prill.
Duke e cilësuar situatën si “ekzekutime me ritëm industrial”, avokatët i dërguan letër guvernatorit të Arkansasit, Asa Hutchinson, ku i thonë se Shtetet e Bashkuara nuk marrin pjesë në ekzekutime masive.
Guvernatori Hutchinson i caktoi datat në shkurt, duke thënë se të burgosurit duheshin ekzekutuar para se të skandonte sasia e fundit e ilaçit vdekjeprurës “midazolam” në fund të prillit.
Që prej vitit 1976, kur Gjykata Kushtetuese riktheu dënimin me vdekje, Shtetet e Bashkuara nuk kanë kryer kurrë kaq shumë dënime kapitale bashkë. Avokatët e të dënuarve thonë se kryerja e tyre me shpejtësi do të sjellë padyshim gabime në procedura, duke i shkaktuar vuajtje të dënuarve dhe për pasojë një ndëshkim mizor, që nuk lejohet nga Kushtetuta.
Herën e fundit që në SHBA u tentua të ekzekutoheshin dy të burgosur brenda natës, u bënë kaq shumë gabime teknike për shkak të presionit mbi ekipin e ekzekutimit, që rezultuan në një agoni të dhimbshme prej 43 minutash për të dënuarit.
Por veç këtij shqetësimi, ekspertët thonë se presioni është tejet i madh mbi avokatët mbrojtës, të cilët nëse nuk ndalojnë dot ekzekutimet e para, do t’iu duhet të luftojnë sërish për të ndaluar ato që pasojnë, vetëm pak minuta pasi dëshmojnë vdekjet e klientëve të tyre./Arbresh.info/
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...