Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që vendet fqinje të Afganistanit të mbajnë kufijtë e tyre të hapur.
SHBA-të gjatë ditës së sotme kanë evakuuar rreth 3,000 njerëz nga aeroporti i Kabulit në Afganistan. Sipas një të dhëne nga Shtëpia e Bardhë nga Amerika janë evakuuar rreth 9,000 njerëz që nga data 14 gusht, shkruan Aljazeera.
Shabia Mantoo, zëdhënëse e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka mirëpritur evakuimin e shtetasve afganë përmes programeve të tilla bilaterale dhe të veçanta, duke bërë thirrje për një “përgjigje urgjente dhe më të gjerë ndërkombëtare humanitare”.
“Shumica dërrmuese e afganëve nuk janë në gjendje të largohen nga vendi përmes kanaleve të rregullta,” tha ajo.
Ajo përsëriti thirrjen për vendet fqinje që të mbajnë kufijtë e tyre të hapur për t’i lejuar njerëzit të kërkojnë azil në dritën e asaj që ajo e quajti “krizë në zhvillim”.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...