Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley u ka thënë gazetarëve që të gjitha vendet dhe njerëzit do të vuajnë nëse autoritetet siriane lejohen të normalizojnë përdorimin e armëve kimike.
Hailey tha qe presidenti Trump nuk ka vendosur ende nëse SHBA do të ndërmarrë aksion ushtarak në Siri, por shtoi që diçka duhet të bëhet, transmeton portali arbresh.info.
“Presidenti ynë nuk ka marrë ende një vendim për veprimet e mundshme në Siri. Por duhet që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të vendosin të veprojnë në Siri, do të jetë në mbrojtje të një parimi mbi të cilin të gjithë jemi dakord”, tha ajo.
“Ju nuk nxitoni vendime si kjo”, theksoi e dërguara, duke shtuar se veprimi i parakohshëm mund të çojë në “një gabim”.
“Duhet të dimë se ka prova dhe ne duhet të dimë se ne po marrim çdo masë paraprake të nevojshme nëse duhet të ndërmarrim veprim”, tha ajo.
Haley tha se SHBA vlerëson se qeveria siriane e udhëhequr nga presidenti Bashar Assad “ka përdorur armë kimike në luftën siriane së paku 50 herë./Arbresh.info/
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor