Duke cituar një zyrtar federal të zbatimit të ligjit, NBC News tha se e dyshuara u mor në paraburgim derisa përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja.
Autoritetet amerikane kanë ndaluar personin që dyshojnë se i ka dërguar një letër që përmban helmin ricin presidentit Donald Trump.
Duke cituar një zyrtar federal të zbatimit të ligjit, NBC News tha se e dyshuara u mor në paraburgim derisa përpiqej të hynte në SHBA nga Kanadaja.
Korrespondenti i CNN, Shimon Prokupecz, tha në Twitter se e dyshuara është një grua dhe mbante një armë.
Letra u interceptua javën e kaluar nga forcat e rendit dhe testet u kryen për të konfirmuar praninë e helmit vdekjeprurës.
Gazeta Montreal raportoi të dielën se letra duket se ka kaluar nëpër një strukturë klasifikimi në Montreal, derisa ishte në rrugën e saj për në Shtëpinë e Bardhë./AA/
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...